Aktivitetet
Aktivitetet me prioritet për OJQ-në tonë janë:
Krijimi i një
radio-televizioni multi-etnik në Mitrovicë me emrin "Radio
TV
Multi-kulti", në të cilin do të punësohen gazetarë
nga radhët e etnive të
ndryshme në Kosovë ( si model do të merreshin stacionet
multikulturore në
Gjermani).
Hapjen e një
"Qendre Rinore" ku të rinjtë e qytetit do të
ushtrojnë
veprimtari të ndryshme kulturore.
Krijmi i një
"Shtëpie të hapur" nën drejtimin e punonjësve
socialë, ku do të
organizohen seminare, tryeza të rrumbullakta apo kurse trainimi
sikurse
sqarohet në pikat në vazhdim:
Organizimi i
tryezave të rrumbullakta dhe aktiviteteve të përbashkëta
me
banorë të të dyja anëve të Mitrovicës.
Organizimi i
seminareve me të rinj të etnive të ndryshme në Kosovë
në të
cilën do të trajtohet historia e Kosovës, do të
trajtohen tema të
paragjykimeve dhe të stereotipeve të grupeve të ndryshme
etnike për
njëri-tjetrin etj.
Ofrimi i kurseve
të përbashkëta jo vetëm për kompjuter apo gjuhë
të huaja,
por edhe për mësimin e gjuhës shqipe, serbe, boshnjake,
turke apo rome si
parakusht për një komunikimin më të mirë ndëretnik.
Do të ndërmjetësohet
paraprakisht pranë pronarëve të punishteve apo atyre
që
kanë ndonjë aktivitet të vogël ose te mesëm,
që të punësojnë edhe punëtorë
të etnive të tjera (p.sh. që në një punishte
shqiptare të punësohen edhe
punëtorë serbë).
Do të hartohet
një skedar i posaçëm me të dhënat personale
për personat që
janë të gatshëm dhe dëshirojnë të punojnë
në ndërmarrje të një pronari që i
takon një etnie tjetër.
Do të zhvillohen
seanca psiko-sociale me persona të ndryshëm që mund të
kenë
pasur përvojë negative në marrëdhëniet me përfaqësuesit
e etnisë tjetër apo
që janë zhgënjyer nga largimi prej shtëpive të
tyre, apo vuajnë nga stresi,
traumat etj.
Organizimi i
aktiviteteve kulturore dhe artistike me grupet e të rinjve që
përfitojnë nga programet e shoqatës. P.sh. vizita, ekskursione,
diskutime
për libra dhe botime të tjera, biseda të lira, ku ata
mund të shprehin
mendimet dhe opinionet e tyre për të shkuarën dhe të
tashmen si dhe planet
dhe dëshirat për të ardhmen.
