Aktuale

01.04.2006

Mbështetur nga:


Hope for the Future vazhdon nga 21 Prilli 2006 me projektin e saj "Emisione radiofonike multikulurore". Ky projekt mbështetet nga Instituti gjerman për marrëdhënie ndërkombëtare (ifa), Ministria e jashtme gjermane dhe Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Në kuadër të këtij projekti në bashkëpunim me radion gjermane Deutsche Welle do të realizohen emisione dyjavore për tema të caktuara. Gazetarë të të gjitha etnive realizojnë në gjuhën e tyre nga një material për një temë të caktuar prej të cilës janë të prekur të gjithë qytetarët. Materiali në fjalë pastaj do të përkthehet dhe transmetohet në gjuhët e bashkësive tjera etnike.


30.12.2005
Pritjet nga viti i ri (f. 9, 10 & 11)


16.12.2005
Armët në pronësi private (f. 9, 10 & 11)


02.12.2005
Ndotja e ambientit (f. 9, 10 & 11)


18.11.2005
Ndërtimet e egra (f. 9, 10 & 11)


04.11.2005
Religjioni (f. 9, 10 & 11)


21.10.2005
Të drejtat e njeriut (f. 9, 10 & 11)


07.10.2005
Liria e mediave (f. 9, 10 & 11)


03.10.2005

Mbështetur nga Instituti gjerman për marrëdhënie ndërkombëtare ifa, Ministria e jashtme gjermane dhe Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore OJQ ‚Hope for the Future’ organizoi më 3 tetor në Mitrovicë tryezën e rrumbullakët me temën „Dhuna në familje“. Në konferencë morrën pjesë përfaqësues të Organizatave qeveritare dhe joqeveritare të cilat mirren me mbrojtjen e viktimave. Poashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues të OSBE-së, UNHCR-së dhe të mediave. Pjesëmarrëset dhe pjesëmarësit nga të gjitha grupet kryesore etnike të Kosovës theksuan shkaqet e mundshme të problemit dhe rrugët për zgjidhjen e tij. Shumë shpejt u konkludua se ‚Dhuna në familje’ është një problem i pranishëm në shkallë të njëjtë në të gjitha komunitetet etnike. Një prej qëllimeve kryesore të konferencës ishte që aktivistëve që mirren me trajtimin e viktimave tu ofrohet mundësia që të vendosin kontakte me njëri-tjetrin. Për shkak të ndarjeve dhe kufijëve ndëretnik në Kosovë vendosja e kontakteve përtej linjave ndarëse nuk është gjithnjë e lehtë.



Në pjesën e dytë të konferencës pjesëmarrësit u ndanë në grupe të punës dhe përpiluan një listë me disa propozime dhe kërkesa për institucionet adekuate si kontribut për gjetjen e një zgjidhje të problemit të dhunës në familje.



Këto ishin kërrkesat kryesore në adresë të institucioneve:

Institucionet qendrore dhe komunale duhet të krijojnë mundësi punësimi për viktimat e dhunës në familje në mënyrë që tu mundësohet të bëjnë një jetë të pavarur nga keqbërsit violent,

Institucionet qendrore dhe komunale duhet të mbështesin iniciativat e pavarura për mbrojtjen e viktimave,

Menjëherë pas evidentimit të ndonjë rasti ku është ushtruar dhuna në familje, viktimës t’i caktohet një përgjegjës i cili do të përkujdeset për të gjatë gjithë procedurës,

Personat e dyshimtë si keqbërës violent menjëherë pas lajmërimit të rastit duhet të largohen nga shtëpia dhe rrethi familjar. Në rastet kur injorohet një vendim i tillë atëherë ata (keqbërsit) duhet të mbahen nën arrest deri në përfundim të procedurës gjyqësore,

Mundësitë ligjore duhet të shfrytëzohen në maksimum. Në rast nevoje duhet të ashpërsohen ligjet,

Pasi që shpesh siguria e viktimave nuk mund të arrihet ndryshe, në të dy pjesët e komunës së Mitrovicës duhet të ngriten „shtëpi të sigurta“,

Në planprogramet mësimore në shkolla vend të posaçëm duhet të zë respektimi i barazisë gjinore,

Mediat, posaçërisht radiotelevizionet duhet të kenë një funksion ndërlidhës mes qytetarëve dhe institucioneve dhe të informojnë gjithanshëm mbi mundësitë për këshillimet dhe mbrojtjen e viktimave.



30.09.2005

Konkursi Radiofonik Ballkanik - "Dhuna në familje"



Prej 29 shtatorit deri më 1 tetor OJQ Hope for the Future organizoi në Mitrovicë një Konkurs Radiofonik Ballkanik. Autorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia i prezantuan një jurie ndërkombëtare 11 reportazhe me temën „Dhuna në familje“. Antarët e jurisë, Mathias Lüttenberg sekretar i parë për politikë, kulturë dhe shtyp i Zyrës gjermane të ndërlidhjes në Prishtinë, Fabian Schmidt – kryeredaktor i programit shqip dhe boshnjakisht të Radios gjermane Deutsche Welle, Markus Kothenschulte koordinatori për Evropë i HFTF-së, Avni Spahiu drejtor i Radio Kosovës dhe Mirjana Milutinoviq drejtoreshë e Radio Kontakt Plus-it në Mitrovicë ishin të impresionuar me kualitetin e materialeve të klasifikuara për në finale. Bëhet fjalë për materialet e autorëve: Vaide Morina – Blu Sky - Prishtinë, Luljeta Humolli – Kosova Sot - Prishtinë, Bojana Kostadinovic – Radio Contact Plus – Mitrovicë, Jelena Aleksic – B 92 - Beograd, Miriana Trajkovic – Gazetare e pavarur - Bujanovc, Minire Pereziq – Gazetare e Pavarur - Ulqin, Predrag Tomovic – Radio Antena M - Podgoricë, Suela Musta – Top Albania - Tiranë, Ersi Shehu – Radio Koha - Tiranë, Qerimane Bekteshi – Gazetare e Pavarur - Shkup dhe Frosina Cvetkovska – Radio EvropaeLirë’ - Shkup.


Gazetarja e pavarur nga Shkupi i Maqedonisë, Qerimane Bekteshi fitoi çmimin e parë me rrëfimin prekës të një gruaje të moshuar e cila nga djali i saj është dëbuar nga banesa. Çmimin e dytë me vete për në Podgoricë të Mali të Zi e morri Predrag Tomoviq ndërkohë që çmimi i tretë mbeti në veri të Mitrovicës tek Bojana Kostadinoviq. Në reportazhet e tyre fituesit paraqiten vujtjet e viktimave dhe ofruan njëkohësisht një mori informacionesh mbi institucionet ku viktimat mund të drejtohen për ndihmë.

Juria vendosi edhe për një çmim special, për Vaide Morinën nga Prishtina, Kosovë, për kontributin e saj mjaft të mirë intelektual mbi shkaqet e dhunës në familje si dhe për përdorimin jokonvencional të muzikës dhe të efekteve në material.

Pas prezantimit të reportazheve HFTF u ofroi mundësinë pjesëmarrësve që të vizitojnë minierën e Kombinatit Trepça në Stantërg dhe një bisedë të gjatë me drejtorin e saj Nazmi Mikullovci.




Nisur nga rrjedha e suksesshme HFTF ka ndërmend që një Konkurs i ngjashëm të organizohet edhe në vitin 2006.

Materiali i Qerimane Bekteshit - kliko ketu...


23.09.2005
Trepça (f. 9, 10 & 11)


09.09.2005
Shëndetësia kosovare (f. 9, 10 & 11)


26.08.2005
Narkomania (f. 9, 10 & 11)


12.08.2005
Trafikimi i qenieve njerëzore (f. 9, 10 & 11)


29.07.2005
Pensionistët në Kosovë (f. 9, 10 & 11)


15.07.2005
Puna e të miturëve (f. 9, 10 & 11)


01.07.2005
Gratë në media dhe politikë
(f. 9, 10 & 11)


17.06.2005
Procesi i privatizimit (f. 9, 10 & 11)


03.06.2005
Gjendja ekonomike (f. 9, 10 & 11)


20.05.2005
Personat me aftësi të kufizuara (f. 9, 10 & 11)


06.05.2005
Problemet me energji elektrike (f. 9, 10 & 11)


22.04.2005
Perspektiva e të rinjëve (f. 9, 10 & 11)


08.04.2005
Analfabetizmi (f. 9, 10 & 11)



21.03.2005


Mbështetur nga:


Hope for the Future vazhdon nga 8 Prilli 2005 me projektin e saj "Emisione radiofonike multikulurore". Ky projekt mbështetet nga Instituti gjerman për marrëdhënie ndërkombëtare (ifa), Ministria e jashtme gjermane dhe Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Në kuadër të këtij projekti në bashkëpunim me radion gjermane Deutsche Welle do të realizohen emisione dyjavore për tema të caktuara. Gazetarë të të gjitha etnive realizojnë në gjuhën e tyre nga një material për një temë të caktuar prej të cilës janë të prekur të gjithë qytetarët. Materiali në fjalë pastaj do të përkthehet dhe transmetohet në gjuhët e bashkësive tjera etnike.


20.09.2004

Mbështetur nga:


Hope for the Future fillon nga 1 tetori 2004 me projektin e saj "Emisione radiofonike multikulurore". Ky projekt do të mbështetet nga Instituti gjerman për marrëdhënie ndërkombëtare (ifa), Ministria e jashtme gjermane dhe Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Në kuadër të këtij projekti në bashkëpunim me radion gjermane Deutsche Welle do të realizohen emisione dyjavore për tema të caktuara. Gazetarë të të gjitha etnive realizojnë në gjuhën e tyre nga një material për një temë të caktuar prej të cilës janë të prekur të gjithë qytetarët. Materiali në fjalë pastaj do të përkthehet dhe transmetohet në gjuhët e bashkësive tjera etnike. Nga temat e parapara ndër të tjera bëjnë pjesë: Ura e Ibrit në qendër të Mitrovicës, kthimi i të zhvendosurëve dhe të shpërngulurëve, stereotipet etnike dhe bashkëjetesa mes etnive të ndryshme në qytet.

Përveç kësaj do të organizohen edhe tre tribuna të hapura me pjesëmarrjen e dëgjuesëve dhe dy tryeza të rrumbullakta me pjesëmarrjen e politikanëve dhe përfaqësuesëve të mediave.