Kush jemi

Organizata "Hope for the Future" është një organizatë joqeveritare dhe
jofitimprurëse, e themeluar në pranverën e vitit 2004 në Mitrovicë. Kjo OJQ
bashkon në radhët e saj persona që u takojnë etnive dhe profesioneve të
ndryshme nga Kosova dhe jashtë saj. Në radhët e saj punojnë bashkarisht jo
vetëm shqiptarë, serbë, turq, boshnjakë, romë e ashkalinj, por edhe
aktivistë nga vende të ndryshme të botës. Misioni i saj është të fuqizojë
dhe të nxisë komunitetet dhe në mënyrë të veçantë rininë për të bashkëpunuar
përtej kufijve etnikë për paqe, mirëkuptim, tolerancë dhe stabilitet në
Kosovë dhe në mbarë Ballkanin. Nisur nga trazirat e përgjakshme të marsit
2004 në Kosovë për ne u bë mëse e qartë se për paqen, bashkëjetesën dhe
mirëkuptimin mes etnive duhet punuar edhe me tej dhe se paqja nuk arrihet
vetëm me praninë ushtarake. "Pax perpetuo aedificanda" - ky është edhe
lajtmotivi i punës së OJQ-së sonë i shoqëruar edhe nga parimi "Sa të jetoj,
shpresoj" - "Dum spiro spero".